image Challandes me mesazh për kosovarët: Do ta mposhtim koronavirusin si ekip

Futboll

Futboll/ Challandes me mesazh për kosovarët: Do ta mposhtim koronavirusin si ekip

news image

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes përmes një videomesazhi drejtuar popullit të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që masat që i ka marrë qeveria e Kosovës kundër koronavirusit të respektohen, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje, ai shtoi se koronavirusin do ta mposhtim si ekip por se duhet kontributi i të gjithëve për ta bërë këtë.

Challandes këtë videomesazh e bëri pikërisht në ditën kur Kosova në kushte normale do të përballej me Maqedonin e Veriut./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B-NNUikFBNH/