Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes përmes një videomesazhi drejtuar popullit të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga të gjithë që masat që i ka marrë qeveria e Kosovës kundër koronavirusit të respektohen, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje, ai shtoi se koronavirusin do ta mposhtim si ekip por se duhet kontributi i të gjithëve për ta bërë këtë.
Challandes këtë videomesazh e bëri pikërisht në ditën kur Kosova në kushte normale do të përballej me Maqedonin e Veriut./Gazeta Sinjali/