image Challandes: Kualifikimi do të jetë i vështirë

Futboll

Futboll/ Challandes: Kualifikimi do të jetë i vështirë

news image

Sot në Amsterdam të Holandës u hodh shorti për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova do të jetë në grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Trajneri i Kosovës, Challandes e komentoi këtë short

“Nuk është i mirë, por nuk jam i zhgënjyer, jemi në Ligën C dhe ne luajmë kundër kundërshtarë të fortë, si Sllovenia që ka luajtur në Kampionat Botëror, po ashtu Greqia ka fituar Kampionatin Evropianë dhe nuk duhet të cilësuar Moldavinë si të dobët. Por, është i mirë për Kosovën pasi mund të përparojë futbolli.Mendoj se është një mundësi e mirë, të tregojmë se çfarë mund të bëjmë dhe të përparojmë, janë kundërshtarë atraktivë për tifozët. Është shumë interesante të luash kundër Greqisë dhe Sllovenisë. Kualifikimi do të jetë shumë i vështirë për ne, por kjo do të thotë një përgatitje shumë e mirë për kualifikimet për botërorin e ardhshëm” – u shpreh ai.

Ndeshjet fillojnë më datë 3 dhe 5 shtator./Gazeta Sinjali/