image Challandes: Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit

Futboll

Futboll/ Challandes: Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit

news image

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kjo ndeshje u desh të fitohet dhe u fitua.

Ai foli për shumë situata dhe gjithçka që ndodhi në lojë, duke u ndarë i kënaqur me shumë gjëra, por jo me finalizimin.

“Nëse kemi kaq shumë raste, duhet të bëjmë më mirë, pror ekip luajti lojë shumë të mirë kompakte dhe serioze”. Challandes tha se ekipi bëri tranzicione të mira me shumë raste. Ai tha se nuk janë shënuar shumë gola, por skuadra nuk ka pësuar.

“Është dashur ta vrasim ndeshjen më herët, por jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit”.

Përzgjedhësi i Kosovës tha se ajo çka i pëlqeu është miksimi mes mbrojtjes dhe mesfushës, pastaj edhe presioni që bëri mesfusha dhe tranzicioni që kishte ekipi.

“E kemi mbajtur topin, kemi pasur shumë dhe situata nga krahët, por vetëm përfundimet e aksioneve nuk kanë qenë mirë”.“Isha i kënaqur me të gjithë për këtë arsye nuk bëra deri në fund zëvendësime. Shala nuk ka luajtur shumë me ekipin, për atë e zëvendësova, por bëri lojë shumë të mirë sot”.

“Na u desh të fitojmë dhe fituam”, ka thënë Challandes./Gazeta Sinjali/