image Challandes flet shqip në konferencën për shtyp

Futboll

Kosova/ Challandes flet shqip në konferencën për shtyp

news image

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernarnd Challandes ka mbajtur konferencën për shtyp para dy ndeshjeve në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”.

Kosova më 7 shtator do të përballet me Republikën e Çekisë dhe me 10 shtator kundër Anglisë.

Challandes e nisi konferencën duke përshendetur gazetarët në gjuhën shqipe “Mirëdita”.

“Mirëdita. Në javën e ardhshme ne kemi dy ndeshje shumë të mira, kundër dy kundërshtarëve shumë të fortë. Unë si trajner duhet të pranoj këtë situatë. Duhet ta pranoj se nuk do të jetë lehtë, këtë e di. P.sh si Franca, duhet të startojë pa Kante, Griezmnan, Pogba, pra nuk do të ishte njëjtë, kështu vlen edhe për Kosovën. Unë si trajner mund të qaj apo të ankohem, por unë duhet të gjejë një zgjidhje”, deklaroi Challandes.