Bernard Challandes, trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, është deklaruar pas fitores së Kosovës 4-1 në Fadil Vokrri ndaj San Marinos, transmeton Sinjali Sport.
“Me pak më tepër efikasitet, mund të ishim më mirë. Por ekipi ka sulmuar ka pasur raste dhe në fund mund të jemi të lumtur me at që bëmë”, tha ai.
“Kemi pasur aksione që mund të shënonim më shumë, shënuam gola të bukur, ishte e rëndësishme ta mbanim topin, të ndërronim tempon. Ishte një eksperiencë e mirë, tre lojtar të ri në skuadër ishin, debutuan, dhe luajtën mirë”.
“Unë e di, është San Marino, por ju e dini se Shqipëri – San Marino ishte 2-0”, u shpreh zvicerani. /Gazeta Sinjali Sporti/