image Çfarë u diskutua në takimin Mustafa-Kosnett?

Kosovë

Çfarë u diskutua në takimin Mustafa-Kosnett?

news image

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mandatin e tretë në krye të këtij subjekti, sot e nisi me një takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në takimin me ambasadorin amerikan është diskutuan për situatën politike në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Mustafa njoftoi Ambasadorin Kosnett për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe tha se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë.

I pari i LDK-së tha se partia e tij ka përgatitur programin qeverisës për qeverinë e re, ku prioritet do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmbyllja e dialogut me Serbinë, përshpejtimi i proceseve integruese në strukturat euroatlantike, zhbllokimi i potencialit ekonomik përmes përkrahjes së sektorit privat, etj.

Ndërsa, Kosnett tha se është e rëndësishme që Kosova të ruaj fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë për të arritur normalizimin e marrëdhënive dhe për të krijuar mundësi të cilat u lejojnë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e Kosovës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa./Sinjali/