image Çfarë thotë raporti i Policisë së Kosovës për rrahjen e nipit të Jakup Krasniqit me sekretarin e ministrisë

Kosovë

Dhunë/ Çfarë thotë raporti i Policisë së Kosovës për rrahjen e nipit të Jakup Krasniqit me sekretarin e ministrisë

news image

Policia e Kosovës ka paraqitur shkurtimisht rastin e Arian Krasniqit, nipit të Jakup Krasniqit për rrahjen fizike me sekretarin e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme ekskluzivisht për rrahjen që kishte ndodhur me zyrtarit të kësaj ministri Arian Krasniqit dhe sekretarit të kësaj ministrie, Burim Recit.

Sipas burimeve të besueshme e gjithë konflikti kishte filluar për shkak të çështjes së mëditjeve që kishte kërkuar nipi i Jakup Krasniqit.

Në anën tjetër Policia e Kosovës në raportin 24-orës ka paraqitur rastin si sulm ndaj personit zyrtar ku ndihmë mjekësore ka pranuar personi i lënduar.

“Një rast sulm ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur në objektin e një ministrie. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë dhënë ndihmën zyrtarit të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Gazetës Sinjali.

Nipi i Jakup Krasniqit vetëm pak pasi që dyshohet se kishte rrahur sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kishte shkruar një postim në Facebook për demokracinë.

“#NismaSocialdemokrate ruan kuptimin themeltar te demokracise, mandatet e deleguara nga sovrani nuk lejon te kontrabandohen nga asnjë subjekt politik a makanizem shteteror”, kishte shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/