Gjatë procesit të aplikimit për punë, punëdhënësi patjetër që do ta verifikojë historinë e punësimit të një kandidati. Në bazë të informacioneve të karrierës të përfshirë në CV, punëdhënësi do ta konfirmojë që ato janë të sakta dhe që përputhen me atë që mendojnë që kandidati potencial t’i ketë.
Çka përfshinë historia e punësimi?
Historia e punësimit përfshinë të gjitha kompanitë në të cilat keni punuar, vendet, datat e punësimit, titujt, e në intervista të punës edhe arsyet përse jeni larguar nga secila pozitë.
Zgjedhja e punësimit dhe referencave profesionale
Ndodhë që punëdhënësi do t’ju kërkojë nga një referencë për secilin vend pune, pastaj do t’i kontaktojnë personat që ju kanë dhënë referenca. Kompania gjithashtu mund të kërkojë për referenca të tjera qofshin ato personale apo profesionale.
Shumë punëkërkues nuk i përfshijnë shumë referenca kur punëdhënësit potencial i kërkojnë ato. Përqendrimi i tyre zakonisht është në të shkruarit e CV-ve, letrave motivuese dhe në përgatitjen për intervista të punës, kështu që, referencat e kërkuara nga kandidatët shpesh neglizhohen, shkruan Akademi Pune.
Si duhet ta dini se cilat referenca duhet t’i zgjidhni?
Më të mirat janë personat që i bëjnë rekomandimet më të fuqishme për ju. Udhëheqësi i kaluar nuk është e nevojshme që të jetë pjesë e referencave tuaja, sidomos kur ai nuk i njeh mirë të gjitha arritjet tuaja, kësisoj nuk do të jeni të sigurt nëse do t’i thotë gjërat më të mira rreth jush. Nganjëherë ish-bashkëpunëtorët apo menaxherët e departamentit tjetër të cilët e dinë se sa keni punuar, mund të jenë zgjedhja më e mirë. Pra, çelësi që të merrni referenca të mira janë zgjedhja e personave që ua dinë pikat tuaja të forta, në këtë mënyrë do të thonë gjëra pozitive.
Pra, ju duhet të zgjidhni tri deri në pesë referenca, nga njerëzit që mund të flisni mirë për përvojën, etikën tuaj të punës, aftësitë, edukimin, paraqitjen dhe të tjera të tilla. Për punëkërkuesit me eksperiencë shumica e referencave duhet të vijnë nga punëdhënësit që kanë pasur marrëdhënie të mira dhe që i njohin më shumë aftësitë e tyre, por përveç tyre edhe bashkëpunëtorët apo edhe ndonjë nga mentorët nga koha e studimeve. Ndërsa, studentët që po vazhdojnë studimet apo ata që posa i kanë përfunduar, mund të marrin referenca nga profesorët apo ata që janë marrë me punë vullnetare, nëse duan të bëjnë praktikë.
Verifikimi i historisë së punësimit
Kompania mund të kryejë verifikimin e historisë së punësimit para se t’ju ofrojë një vend pune ose pasi të keni pranuar një ofertë pune. Nëse është më pas, oferta do të varet nga historia juaj e punësimit që përputhet me informacionin që i keni dhënë punëdhënësit.
Kompania duhet ta kryej verifikimin e historisë së punësimit përpara se t’ju ofrojë një vend pune, apo pasi ta keni marrë ju një ofertë pune nga ajo. Në një organizatë të madhe, departamenti i burimeve njerëzore është ai i cili e bën verifikim e historisë së punës së kandidati, përveç të tjerash edhe për ta kuptuar nëse historia e kandidatëve përputhet me atë që kanë shkruar në rezymetë e tyre./Gazeta Sinjali/