Ngjarjet kryesore të ditës së sotme, 16 korrik 2020.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, mbanë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 10:00)
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut vizitojnë disa operatorë ekonomikë për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (Nisja bëhet nga objekti i MTI-së, ora 10:45)
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë-Kosovës dhe lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Objekti i Komunës, Fushë-Kosovë, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese” (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 15:00)./Gazeta Sinjali/