Ngjarjet kryesore të ditës së sotme, 4 korrik 2020:
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, do të mbajnë takim virtual me bizneset e Kosovës. (Ora 10:00)
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Vendtakimi nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës me biçikleta, ora 10:00)
Shoqata “Miqtë e Amerikës” në nderim të Ditës së Pavarësisë së SHBA, organizojnë pastrimin e sheshit “Bill Clinton”, nga zjarrfikësit. (Ora 10:00, pastaj ngritja e flamurit, që sivjet bëhet nga pjesëtarë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës. (Sheshi “Bill Clinton”, ora 11:00)
Oda Ekonomike Amerikane dhe kompania Al Trade për nder të ditës së pavarësisë së ShBA-ve, organizojnë ceremoninë e mbjelljes së një peme tek busti i Beau Bilden, djali i ish presidentit Joe Bilden. (Rruga Ferizaj-Gjilan, ora 13:30)
Kryeministri merr pjesë në fillimin e fushatë së korrje-fshirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)
Përurohen dy shpija për familjet skamnore në Gjilan. (Ora 14:00)./Gazeta Sinjali/