image Çfarë po ndodhë? ShBA rrëzon një tjetër objekt fluturues të paidentifikues, këtë herë mbi liqenin Huron

Botë

Çfarë po ndodhë? ShBA rrëzon një tjetër objekt fluturues të paidentifikues, këtë herë mbi liqenin Huron

news image

SHBA ka rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar, këtë herë mbi liqenin Huron pranë kufirit kanadez, në atë që është incidenti i katërt i tillë këtë muaj.

Ai u rrëzua nga pilotët e Forcave Ajrore dhe Gardës Kombëtare të dielën, tha kongresmenja e Miçiganit Elissa Slotkin.

“Punë e madhe nga të gjithë ata që e kryen këtë mision”, tha ajo.

Uashingtoni ka qenë në gatishmëri të lartë që kur ushtria e tij shkatërroi një balonë të dyshuar spiune kineze më 4 shkurt.

Incidenti i së dielës është hera e tretë në po aq ditë që një objekt i paidentifikuar në lartësi të madhe është rrëzuar nga avionët luftarakë amerikanë.

Të premten, presidenti Joe Biden urdhëroi që një objekt të rrëzohej mbi Alaskë. Dhe të shtunën një objekt u qëllua mbi Yukon në veri-perëndim të Kanadasë.

Si SHBA ashtu edhe Kanadaja po punojnë për të rikuperuar mbetjet e objekteve. Kërkimi në Alaskë, megjithatë, është penguar nga kushtet e Arktikut.

/GazetaSinjali/