image Çfarë po ndodhë në Itali? – 36 tërmete brenda 12 orëve të fundit

Lëkundje/ Çfarë po ndodhë në Itali? – 36 tërmete brenda 12 orëve të fundit

news image

36 lëkundje sizmike janë regjistruar brenda 12 orëve nga mbrëmje e djeshme e deri mëngjesin e sotëm në territorin e provincës së Firenzes në Itali.

Lëkundja më e fortë e shkallës 4.5 rihter është regjistruar rreth orës 4.37 minuta të mëngjesit të sotëm në afërsi të komunës Mugello. Dy minuta më pas janë regjistruar dhe dy lëkundje të tjera të shkallës 3.00 e 3.2. Tërmeti është ndjerë fort dhe në Firenze, Pistoia, Prato, Empoli, Montecatini e San Miniato.

Departamenti i Mbrojtjes civile e Prefekti i Firences Laura Lega informojnë se nuk ka persona të lënduar e janë regjistruar dëme në disa ndërtesa në komunën Mugello. Janë rreth 70 ndërtesa të cilat po verifikohen nga një grup specialistësh të mbrojtjes civile pas sinjalizimeve të banorëve. Për momentin është shpallur ndërtesë në rrezik Kisha e Shën Silvestre në komunën Barberino të Mugellos.

Lëkundjet sizmike kanë shkaktuar ndërprerjen për disa orë të lëvizjes së linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë në disa drejtime Bologna – Firenze, Bologna – Prato convenzionale, Prato – Pistoia, Porretta Terme – Pistoia, Firenze – Empoli, Firenze – Faenza, Firenze – Arezzo convenzionale e sulla direttissima Firenze – Roma fra Firenze e Valdarno.

Trenat e shpejtësisë së lartë kanë nisur të qarkullojnë rreth orës 9.00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa motive sigurie mjaft shkolla në territorin e Mugello sot kanë qëndruar të mbyllura.

Dy netë më parë një tjetër lëkundje tërmeti e shkallës 4.7 u regjistruar në territorin e Aquillas në Itali e cila u pasua nga disa lëkundje të tjera të shkallës më të ulët.

Lëkundjet sizmike të regjistruar gjatë orëve të natës kanë shkaktuar panik e frikë tek banorët të cilët kanë kaluar natën në rrugë.

Solidaritet ndaj banorëve ka shprehur me një mesazh në rrjetet sociale ish kryeministri italian Matteo Renzi, me origjinë e banorë i Firenzes, sentaro e lider i partisë Viva Italia./Gazeta Sinjali/