Në momentin që u përhap lajmi për vrasjen e Qassem Soleimanit, presidenti amerikan Donald Trump ishte duke darkuar te klubi i tij në Mar-a-Lago, i rrethuar nga miq të vjetër, të cilëve po u shërbehej qofte dhe akullore nga restoranti i klubit.
E vetmja deklaratë që doli nga administrata, gjatë kësaj nate, ishte konfirmimi që sulmi ishte kryer nga SHBA-të.
Një situatë e ngjashme ishte edhe situata e vitit 2017, kur Trump dha urdhër që të sulmohej një bazë e rëndësishme ajrore në Siri.
Pas sulmit, Trump tha se kishte qenë duke ngrënë tortë me çokollatë me presidentin kinez, gjatë një samiti, kur u informua për sulmin me predha Tomahok./Gazeta Sinjali/