image Çfarë ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, deklarohet policia për arrestimin e disa personave

Siguri

Çfarë ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, deklarohet policia për arrestimin e disa personave

news image

Policia e Kosovës konfirmon për Gazetën Sinjali arrestimin e disa personave mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Policia ka pranuar një informacion se një person dyshohej se po përcillej nga një veturë, menjëherë policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar.

Tek të njëjtit janë gjetur edhe armë.

Këto informacione i ka bërë të dituara për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 12.09.2020 rreth orës 07:30, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se një person dyshohet se po përcillet nga  një veturë/persona të dyshuar që dyshohet së lëvizin në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica. Menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës  kanë ndërmarrë veprime operacionale duke reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, ku dhe kanë identifikuar dhe ndaluar veturat, si dhe kanë arrestuar disa persona të cilëve po ashtu u janë gjetur edhe armë. Njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin dhe hetimet janë në proces”, tha Rexhepi për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga arrestimi i personave në fjalë. /Gazeta Sinjali/