image Çfarë ndodhi gjatë natës në Bërnjak? - Sinjali

Çfarë ndodhi gjatë natës në Bërnjak?

news image

Qeveria e Kosovës që nga e hëna ka nisur aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Mirëpo, që nga e hëna qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, kjo në shenjë pakënaqësie.

RTV Dukagjini raporton se mbrëmë gjatë natës serbët kanë vendosur zhavorr në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Gjithashtu në foton e publikuar tregohet se protestuesit serbë kanë shtuar numrin e mjeteve të rënda në rrugë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme xhandarmëria serbe në afërsi të Jarinjes, është vendosur në disa pika të larta duke vrojtuar njësitet e Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/

May be an image of road


Shpërndaje artikullin