image "Çfarë ndodh nëse s'dëgjon", Escobar përgjigjet prerë: Kjo nuk është çështje SHBA - Kurti

Politikë

“Çfarë ndodh nëse s’dëgjon”, Escobar përgjigjet prerë: Kjo nuk është çështje SHBA – Kurti

news image

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë, teksa ende nuk është gjetur rruga për deeskalimin e kësaj situate. Përkundrazi, kidnapimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës si dhe serbët e arrestuar së fundmi në Kosovë, kanë vënë në diskutim se si do të vazhdojë dialogu mes dy shteteve, raporton Gazeta Sinjali.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur rreth zgjedhjeve që mund të shërbejnë për shtensionimin e kësaj situate, i cili tha se duhet të punojnë menjëherë për një plan për uljen e tensioneve.

Ai gjithashtu shtoi se ShBA-ja ka bërë gjithçka në favor të Kosovës në 90 ditët e fundit, duke vlerësuar se gjithashtu nuk është ushtruar shumë trysni ndaj Prishtinës.

“E vetmja gjë që kërkuam nga qeveria e Kosovës është të mos rrisë tensionet, duke u përpjekur të shkojë atje (në Veri) me forcë. E megjithatë ata vepruan kështu. Pra nga njëra anë, gjithçka që kemi bërë, ka njohur legjitimitetin e Kosovës. Kemi mbajtur gjithnjë anën e tyre për të gjitha mosmarrëveshjet”, tha Escobar.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i dëgjon, ai tha se kjo çështje nuk ka të bëjë personalisht me Kurtin dhe SHBA, por me gjithë komuniteti transatlantik.

“Kjo nuk është një çështje SHBA – Kurti. Këtu është i gjithë komuniteti transatlantik që po i thotë Qeverisë së Kosovës se dëshirojmë të bashkëpunojnë me qeverinë, por ne nuk mund të respektojmë vendime të njëanshme që krijojnë tension në një mënyrë të panevojshme, të shmangshme dhe të parashikueshme. Kjo është e gjitha çfarë po kërkojmë”, u shpreh Escobar.

/GazetaSinjali/