Meghan Markle dhe Princ Harry ndodhen prej tre ditësh tashmë në Afrikën e Jugut. Ata po zhvillojnë së bashku me vogëlushin Archie turin e tyre të parë zyrtar mbretëror.
Gjatë takimeve të shumta, Meghan-it i është pikasur një varëse e hollë prej ari, që mbart një simbol mjaft interesant, i cili njihet si “syri i djallit”.
Krijuesi i varëses, Alemdara është shprehur për mediat britanike se në kulturën otomane një simbol i tillë largon energjitë e këqija. Me ç’kuptohet nga aksesori me vlerë 450 paund, Dukesha e Sussex është supersticioze.