image Çfarë fati! Në divanin 35 dollarësh, burri gjen të fshehura 43 mijë dollarë

Botë

Çfarë fati! Në divanin 35 dollarësh, burri gjen të fshehura 43 mijë dollarë

news image

Kur fati “të troket” në derë por ndjenja e mirësisë dhe drejtësisë është më e madhe. Kjo ka ndodhur pikërisht me Howard Kirby, një qytetar nga Michigan, ShBA i cili gjeti 43 mijë dollarë të fshehur në një divan të përdorur të cilin e bleu për 35 dollarë.

Pasi e mori në shtëpi, Kirby u shtri por nuk ndihej rehat pasi diçka nuk shkonte. Ai vendosi ta hapë dyshekun e saj ku gjeti brenda shumën prej 43 mijë dollarësh cash.

Ai vendosi të kthehej në dyqanin ku e mori dhe pyeti menaxherin për të gjetur pronarin e mëparshëm. Pasi e gjeti, Kirby shkoi te shtëpia e tij dhe i riktheu shumën e gjetur.

“Ai mund t’i përdorte ato para për vete. Por në momentin kur i gjeti, një zë nga brenda i tha: Këto nuk janë të tuat” – shprehet menaxheri i dyqanit për mediat lokale.

Kjo ngjarje ka pasur dhe një “bum” në rrjete sociale ku përdoruesit e kanë përgëzuar atë për veprimin e kryer.

Shumë persona do t’i shpenzonin për vete ato para ndërsa Kirby vendos t’i rikthejë. Por ky veprim ka pasur dhe anën pozitive të saj pasi përdorues në Facebook kanë ngritur një fushatë për të mbledhur para për t’ia dhuruar atij në formë shpërblimi.

Deri më tani janë mbledhur rreth 1600 dollarë. /Gazeta Sinjali/