image Çfarë është shtrenjtuar në Zvicër?

Evropë

Çfarë është shtrenjtuar në Zvicër?

news image

Lufta e Ukrainës ka ndikuar edhe në Zvicër për shtrenjtimin e çmimeve.

Sipas televizionit publik zviceran SRF, në shkurt 2022 çmimet e derivateve të naftës u rritën me 6,1% krahasuar me muajin paraardhës.

Kjo është më shumë se 27% më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Qyteti i Yverdon-les-Bains sapo ra dakord për një rritje mesatare të çmimeve të gazit natyror prej 45% nga 1 maji për shkak të rritjes së çmimeve globalisht

Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe veshjet dhe këpucët, raporton Albinfo.ch

Në muajin shkurt, çmimet u rritën me 3.3% krahasuar me muajin janar.

/GazetaSinjali/