image Çfarë duhet të përdorni nëse helmoheni nga ushqimi

Shëndeti

Çfarë duhet të përdorni nëse helmoheni nga ushqimi

news image

Simptomat e të helmuarit ushqimor janë të ndryshme për çdo person, ku disa prej tyre përjetojnë të vjella dhe diarre, spazma në stomak.

Gjithashtu, disa prej tyre mund të kenë edhe marrje mendsh dhe dehidratim.

Mirëpo, nëse keni pasur helmim ushqimor, preferohet t’i përdoni këto ushqime dhe pije.

Çaj mente

Mentja është shumë efikase për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor pasi qetëson spazmat dhe dhimbjet.

Uthull molle

Është perfekte për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave që shkaktojnë helmimin ushqimor.

Ujë

Diarreja është një nga efektet e helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi tenton të humbasë ujë dhe të dehidratohet. Pirja e ujit ndihmon trupin të hidratohet. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera dhe do të përshpejtojë shërimin.

Limon

Aciditeti i limonit vret bakteret e këqija duke përshpejtuar shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon, ujë dhe shtoni pak mjaltë. Mund të shtoni limon edhe në çajin tuaj me mente.

Mollët

Ato përmbajnë disa substanca që eliminojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që japin dhimbje stomaku.

Bananet

Kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Gjithashtu ju ndihmojnë të merrni veten shpejt.

Borzilok

Gjethet e borzilokut të kombinuara me pak mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet e fytit dhe stomakut. Do të ndjeni lehtësim brenda disa orësh.

Xhinxher

Xhinxheri është i njohur për efektin e tij kundra sëmundjeve të traktit tretës. Së bashku me një lugë mjaltë, është një trajtim efektiv për dhimbjen dhe trajtimin e inflamacionit. /Gazeta Sinjali/