image Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë?

Kosovë

Kosovë/ Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë?

news image

Mbahet konferenca rajonale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “Tech Festival KosICT”. (Kino “Armata” dhe amfiteatri në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 09:30)

Mbahet konferenca me temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Familja e Astrit Deharit pranon raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. (Prokuroria Themelore në Prizren, ora 10:00)

Mbahet dita e dytë e Panairit të Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos”. (Salla “1 Tetori”, nga ora 10:00)

Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Karrierë. (Shkolla “Shtjefan Gjeçovi”, Prishtinë, ora 10:00) 

Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri viziton Qendrat Mësimore për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. (Qendra Mësimore në Lagjen 29 në Fushë Kosovë, ora 10:00) 

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) mban konferencë. (Hotel “Sirius”, ora 10:15)

KEDS organizon aktivitet me rastin e Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. (Qendra e Trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë mbajnë ceremoninë e hapjes së projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP!” (Hotel “Emerald”, ora 11:00) 

Fondi i Grave të Kosovës do të ndajë 66,429 € për 18 organizata anëtare të RRGK-së. (Hotel “Sirius”, ora 14:00) 

Mbahet debati B2B me bizneset e Malit te Zi. (Në ambientet e panairit AGROKOS, në sallën “1 Tetori”, ora 14:00). /Gazeta Sinjali/