image Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Aktualitet/ Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Sot, më datë 5 maj, pritet të zhvillohen ngjarjet e planifikuara, si më poshtë:

Zjarrfikësit e Prishtinës pastrojnë platonë përreth shtatores dhe ndërrojnë flamurin e SHBA-së te shtatorja e Bill Clinton. (‘Dardani’, Prishtinë, ora 11.00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bën homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit. (Ora 12:00)

Partia Socialdemokrate mban një aktivitet në sheshin “Skënderbeu” afër bustit të Skënderbeut. (Ora 12:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bën homazhe tek Obelisku i Dëshmorëve në Pejë. (Ora 13:00)

ATK do të mbajë konferencë virtuale për media, në të cilën do të prezantohen rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2019. (Ora 13:00)./Gazeta Sinjali/