Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 10.00)
Ekipi i projektit KOSINT 2020 i përkrahur nga RIO, organizon konferencën për “Mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)
Platforma e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion rr. ‘Rexhep Luci’, Prishtinë, ora 11.00)
Në kuadër të aktivitetit tradicional përkujtimor ‘’Flaka e Janarit’’ në Rahovec, mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990. (Ora 11.00)
Në kuadër të aktivitetit tradicional përkujtimor ‘’Flaka e Janarit’’ në Rahovec mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Qendrën Kulturore ‘’Mensur Zyberaj’’ në Rahovec. (Ora 11.00)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino – Kompleksi Evropa në Prizren, ora 12.30)
Në kuadër të aktivitetit tradicional përkujtimor ‘’Flaka e Janarit’’ në Rahovec hapet ekspozitë e artit pamor. (Galeria në Qendrën Kulturore ‘’Mensur Zyberaj’’ Rahovec, ora 13.30)
OJQ Fortesa në partneritet me Institutin Demokratik të Kosovës organizojnë diskutim me temë mbi transparencën dhe llogaridhënien ndaj zgjedhësve. (Salla e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 14.00)
Mbahet kuvendi zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës. (Hotel ‘Emerald’, ora 15:00)
Shënohet 20-vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 18.30)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, shfaq dokumentarin “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)