image Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Kosovë

Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

news image

Për nder të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz në orën 09:00.

Me rastin e festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rrugën “Fehmi Lladrovci”, te rrethi, afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 09:00)

Komuna e Skenderajt bën nderime te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. (Sheshi i qytetit, ora 09:00).

Komuna e Skenderajt bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Ora 09:15).

Maratona “Vrapimi i Nëntorit”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 09:30).

Hapet ekspozita me punime nga origami e Arbnora Fejza Idrizi. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 09:40).

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë. (Ora 10:00).

Komuna e Shtimes për nder të 28 Nëntorit, në sheshin e UÇK-së, mbahet ceremonia e zbulimit të shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari. (Ora 10:00).

Komuna e Klinës në kuadër të programit festiv për 28 Nëntorin, bën ngritjen e flamurit. (Para Kuvendit komunal, ora 10:00).

Përfaqësues të Komunës së Klinës vendosin lule në sheshet “Skënderbeu” dhe “Mujë Krasniqi”. (Ora 10:00).

Përfaqësues të Komunës së Vitisë bëjnë homazhe në varrezat e dëshmoreve në këtë qytet. (Ora 10:00).

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së degët në Pejë, me rastin e Festave të Nëntorit, organizojnë homazhe te Obelisku i Dëshmorëve dhe Shtatorja e heroit Shkelzen Haradinaj në Pejë. (Ora 10:00).

Bëhet zbulimi i pllakës në Kullën e Heroit, Sokol Elshani.(Fshati Krikovë, Drenas, ora 10:00).

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë. (Ora 10:20).

Komuna e Skenderajt bën homazhe në Kompleksi Memorial të Dëshmorëve në Marinë. (Ora 10:30).

Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon promovimin e librit “Libri i Kujtesës: FAMILJA JASHARI – në dritën e betejës për liri”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00).

Komuna e Gjilanit bën homazhe të varrezave të dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve, ora 11:00).

Komuna e Shtimes në kuadër të festave të nëntorit organizon dhurim të gjakut në fshatin Pjetërshticë. (Ora 11:00).

Komuna e Gjilanit inauguron projektin “Galeria e qytetit”. (Ora 11:30).

Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”. (Ora 13:00).

Bëhet varrimi i Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj, dy nxënësit që u vranë në Gllogjan të Deçanit. (Varrezat e fshatit Gllogjan, ora 14:00)./GazetaSinjali/