image Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Kosovë

Ngjarjet sot/ Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

news image

Ngjarjet e ditës së sotme.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Zyra qendrore e Doganës, Prishtinë, ora 10.30)

Nis punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga shkencat e natyrës dhe teknologjia, shkencat e jetës dhe teknologjia dhe nga shkencat inxhinierike dhe teknologjia. (Amfiteatri i madh në UPZ, Prizren, ora 10:00)

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mbjellin dy drunj në hapësirën para objektit të ri të muzeut të qytetit në Vushtrri. (Ora 10.00)

Komuna e Gjilanit dhe ajo e Kumanovës prezantojnë projektin “Tregu i qëndrueshëm për produktet e freskëta të fermerëve në zonën ndërkufitare në mes të këtyre dy komunave. (Biblioteka e qytetit, Parku i lagjes “Arbëria”, Gjilan, ora 10.00-16.00; në ora 11.30 hapet Tregu mobil për produkte të freskëta- Parku i Lagjes “Arbëria” Gjilan )

Ekipi i Kosovës i OKB-së dhe Rrjeti i Përgjegjësisë Sociale Korporative në Kosovë nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit me qëllim të promovimit dhe arritjes së Agjendës 2030. (Shtëpia e OKB-së në Kosovë, rruga e Zagrebit 58, afër Ministrisë së Shëndetësisë, Prishtinë, ora 11.00)

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Skenderajt (Ora 11.00) dhe atë të Dragashit (Ora 14.00), ku do të përurojë fillimin e punimeve për realizimin e dy projekteve që MMPH financon në këto dy komuna.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban konferencë për media lidhur me rastin e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa. ( Shtëpia e Bardhë, ora 12:00)

Katedralja ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, organizon akademi për të shënuar  40- vjetorin e Shpërblimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, në ditën e lindjes së saj, më 26 gusht, në Qendrën “BogdaniPolis”.(Ora 19.30)