Kompania Netflix ka deklaruar se monitoron çdo llogari të hapur dhe çdo person i cili e ndan fjalëkalimin e tij me miqtë dhe të afërmit.
Shefi ekzekutiv i Netflix, Greg Peter deklaron se është duke punuar për të evidentuar rastet e abuzimit me llogaritë dhe shpërndarjen e e tyre. Aktualisht ajo kompania mundëson përdorimin e 1 llogarie nga 4 pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë.
Por ky numër mund të rritet pasi ajo mund të përdoret nga një grup më i madh se 4 personash me kushtin e vetëm që mos të përdoret llogaria në të njëjtën kohë.
I pyetur në një intervistë se çfarë do të ndërmarrë kompania për këtë fakt, Peter përgjigjet se Netflix po i monitoron të gjithë përdoruesit dhe në momentin që do të evidentohet një shkelje, kompania do të bllokojë llogaritë.
Shpërndarja e fjalëkalimeve mes përdoruesve dhe personave të tjerë i kushton shumë para në buxhetin e Netflix.
Nëse dikush kërkon të shohë nëpërmjet llogarisë së tij në më shumë se 4 pajisje, përdoruesi duhet të paguajë shtesë. Një prej teknologjive që do të përdorë kompania për të monitoruar njerëzit është nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Në një konferecë mbi teknologjinë , CES 2019 në Las Vegas të mbajtur në janar është prezantuar një sistem i dizenjuar për të sinjalizuar shpërndarjen e llogarive mes përdoruesve.
Sistemi i lejon kompanisë për të analizuar se sa persona të ndryshëm përdorin llogarinë dhe në sa pajisje të ndryshme e futen.
Sipas një studimi, ky sistem do t’i shpëtojë kompanisë një vlerë prej 9.9 miliardë dollarësh./Gazeta Sinjali/