image Çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit, presidenca jep detaje

Politikë

Çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit, presidenca jep detaje

news image

Blerim Vela, këshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se për çfarë do të flasë Osmani në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot pasdite.

Vela përmes një postimi në Twitter tha se në këtë takim Presidentja Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së re të Kosovës që do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë.

Sot, @UN Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm  @antonioguterres.
Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 16:00./GazetaSinjali/