image Çështja që i ndanë për herë të parë në Kuvend koalicionin LVV-LDK me Listën Serbe

Kosovë

Seanca/ Çështja që i ndanë për herë të parë në Kuvend koalicionin LVV-LDK me Listën Serbe

news image

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovë e ka ndarë për herë të parë koalicionin qeverisës LVV-LDK nga Lista Serbe.

Deputetët dhe dy ministrat serbë e kanë bojkotuar seancën e sotme, e cila po i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka mbajtur një fjalë rasti, teksa ka kërkuar drejtësi dhe vetëdije të plotë për këtë çështje të ndjeshme e të nëpërkëmbur në vend.

Edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ishte viktima e parë e dhunës seksuale që e ngriti këtë çështje publikisht, kërkoi që viktimat e dhunës seksuale të mbështeten e të kërkohet drejtësi për to. /Gazeta Sinjali/