image Certifikohet lista e votuesve, mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

Politikë

Certifikohet lista e votuesve, mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale, të cilat janë paraparë të mbahen më 17 tetor të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje do të kenë mundësi të votojnë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Siç u tha në mbledhjen e sotme të KQZ-së, sivjet do të jenë 90 mijë e 586 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 883, me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale me 17 tetor do të jetë 41 mijë 12 votues.

Nga lista e votuesve janë larguar 18 mijë e 252 persona që konsiderohen të vdekur.

Ndërsa nga lista e votuesve po ashtu janë larguar 1 mijë e 158 qytetarë që kanë hequr dorë nga shtetësia./Gazeta Sinjali/