image Certifikohen zyrtarët e njësiteve elite të Policisë së Kosovës

Siguri

Certifikohen zyrtarët e njësiteve elite të Policisë së Kosovës

news image

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve elite të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësitit Special Intervenues (NjSI) dhe Njësisë Speciale Operative (NJSO).

Sipas njoftimit të policisë, kjo ceremoni u realizua pas një trajnimi profesional mjaft sfidues për zyrtarët policorë, por edhe motivues për të gjithë ata që arritën sot ditën e certifikimit, përfshirë edhe certifikimin e instruktorëve trajnues.

“Në ceremoni, zyrtarëve policorë me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Kimberly Riffe nga ICITAP-i amerikan, të cilët vlerësuan lartë arritjet profesionale të zyrtarëve policorë, si dhe i uruan me rastin e certifikimit dhe bashkëngjitjes së tyre me njësitet elitare të PK-së”, thuhet në njoftim.

Ceremonia është mbajtur në kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë.

Mund të jetë një imazh i 17 persona dhe njerëz në këmbë

/GazetaSinjali/