image “Çerdhja u takon fëmijëve, jo sindikatës”, prindërit protestojnë para çerdheve publike në Prishtinë

Arsim

“Çerdhja u takon fëmijëve, jo sindikatës”, prindërit protestojnë para çerdheve publike në Prishtinë

news image

Prindër e fëmijë janë mbledhur sot para institucionit parashkollor “Yllkat” dhe kanë vendosur disa fletushka në dyert e çerdhes me mesazhe: “Çerdhja u takon fëmijëve, jo sindikatës”, “Mos i mohoni të drejtat tona”, “Nga sot përgjegjësia është te ju edukatorët”.

Këto mesazhe janë vendosur edhe në çerdhen “Gëzimi Ynë”.

Mehdi Malaj, kryetar i Këshilli të Prindërve, tha se greva po i dëmton tej mase, duke shtura se janë para kolapsit ngase nuk po kanë edhe ku t’i lënë fëmijët, përcjell Sinjali.

Madje ai ka paralajmëruar edhe masa të tjera, ngase siç tha ai edhe fëmijët po dëmtohet emocionalisht e po humbin shumë.

“Ne do të vazhdojmë më kërkesat tona që të fillohet puna nëpër institucione parashkollore sepse greva po i dëmton shumë, por edhe neve prindërve. Ne jemi para kolapsit sepse nuk po mund të bëjmë zgjidhje sepse po duhet mi marr me vete në punë. Ka dikush që ka tre fëmijë dhe është kosto shumë e madhe. Nëse vazhdohet greva, fëmijët po dëmtohen në pjesën emocionale dhe do të koordinohemi dhe do t’i marrim hapat më tutje”.

Malaj ka thënë që ata nuk janë që ta pengojnë grevën dhe se i përkrahin kërkesat e mësimdhënësve, por jo në këtë formë, me greva dhe me pengimin e institucioneve.

“Ne nuk jemi me pengu grevën, i përkrahim kërkesat e edukatorëve, amo jo në këtë formë, jo me greva, jo me pengim të institucioneve. Fëmijët prej 25 gushtit, sot për herë të parë kanë qenë në institucion parashkollor. Qysh sot është dashtë me fillu e jo me vazhdu me greva”, ka thënë Malaj për eo.

Greva në arsim ka filluar me 25 gusht në të gjitha nivelit dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje për plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria.

/GazetaSinjali/