image Celina fantastik, ia siguron fitoren skuadrës me golin në kohën shtesë (VIDEO)

Futboll

Celina fantastik, ia siguron fitoren skuadrës me golin në kohën shtesë (VIDEO)

news image

Ipswich Town është përballur me Fleetwood në kuadër të xhiros së 14-të në ‘League One’ të Anglisë, raporton Sinjali Sport.

Vendasit triumfuan me rezultat 2-1, fal golit të Bersant Celinës në kohën shtesë.

Reprezentuesi kosovar ia solli fitoren skuadrës me një goditje të bukur në minutën e 93-të, ku e festoi duke e zhveshur fanellën.

Celina duket se është ringjallur në Angli, pas formës së dobët në Ligue 1 me Dijonin.

Ipswichi me këtë fitore renditet e 10-ta me 20 pikë të arkëtuara, kurse mysafirët me 13 pikë janë në pozitën e 21-të. /Gazeta Sinjali Sporti/