Ipswich Town është përballur me Fleetwood në kuadër të xhiros së 14-të në ‘League One’ të Anglisë, raporton Sinjali Sport.
Vendasit triumfuan me rezultat 2-1, fal golit të Bersant Celinës në kohën shtesë.
Reprezentuesi kosovar ia solli fitoren skuadrës me një goditje të bukur në minutën e 93-të, ku e festoi duke e zhveshur fanellën.
2-1 Celina! #itfc pic.twitter.com/U5xHod6YBT
— The Tractor Boys (@TTBITFC) October 23, 2021
Celina duket se është ringjallur në Angli, pas formës së dobët në Ligue 1 me Dijonin.
Ipswichi me këtë fitore renditet e 10-ta me 20 pikë të arkëtuara, kurse mysafirët me 13 pikë janë në pozitën e 21-të. /Gazeta Sinjali Sporti/