image “Çelësi për t’i dhënë fund luftës”, Zelensky bën thirrje për bisedime me Putinin

Botë

“Çelësi për t’i dhënë fund luftës”, Zelensky bën thirrje për bisedime me Putinin

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së fundmi ka bërë thirrje për bisedime ballë për ballë me homologun e tij rus, Putin.

Deri më tani ka pasur bisedime në mes palëve ukrainase dhe atyre ruse, por pa përparime.

Zelensky tha se bisedimet e drejtpërdrejta me homologun e tij rus tani ishin më të nevojshme se kurrë. Pa një takim mes dy lidërve është e vështirë të kuptohet se deri në çfarë pikë do të përpiqen të dy për të ndaluar luftën.

Presidenti ukrainas e bëri të qartë se bashkatdhetarët e tij nuk do të dorëzonin kryeqytetin, qytetin lindor të Kharkiv, apo Mariupolin e bombarduar dhe të rrethuar nga forcat ruse.

/GazetaSinjali/