Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së fundmi ka bërë thirrje për bisedime ballë për ballë me homologun e tij rus, Putin.
Deri më tani ka pasur bisedime në mes palëve ukrainase dhe atyre ruse, por pa përparime.
Zelensky tha se bisedimet e drejtpërdrejta me homologun e tij rus tani ishin më të nevojshme se kurrë. Pa një takim mes dy lidërve është e vështirë të kuptohet se deri në çfarë pikë do të përpiqen të dy për të ndaluar luftën.
Presidenti ukrainas e bëri të qartë se bashkatdhetarët e tij nuk do të dorëzonin kryeqytetin, qytetin lindor të Kharkiv, apo Mariupolin e bombarduar dhe të rrethuar nga forcat ruse.