Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet t’i dhurohen “Karta e Artë” dhe “Çelësi i Qytetit të Mitrovicës”, shkruan Kosovo Online, transmeton Sinjali.
Sipas këtij portali, çmimi do t’i jepet atij “në shenjë falënderimi për gjithçka që ai bën për të mirën e popullit serb në këtë zonë, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe stabilitetit dhe mbështetje e reflektuar në stabilitetin ekonomik, strehimin dhe zbatimin e projekteve të shumta infrastrukturore”.
Kjo ceremoni do të mbahet të martën më 23 nëntor në ora 11:30 në Pallatin e Mitrovicës.