image Çeku: Qeverisë ilegale Hoti po i pengon mbishkrimi "Republika e Kosovës" në maunet që vijnë nga Serbia

Politikë

Çeku: Qeverisë ilegale Hoti po i pengon mbishkrimi “Republika e Kosovës” në maunet që vijnë nga Serbia

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka folur për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti.

Ai tha se kjo “qeveri ilegale” i ka uzurpuar zyrat dhe po ndërmerr vendime kundër sovranitetit dhe barazisë së shtetit.

“Pasi zyrat e qeverisë po i mbani të uzurpuara, ne jemi këtu për të ju kujtuar se keni mashtruar. I keni mashtruar qytetarët për reciprocitetin me Serbinë. Kjo qeveri me vendim ka hequr dorë nga barazia. Nga ajo që është deklaratë barazie, garancë sovraniteti dhe tipar i rëndësishëm i shtetit”tha Çeku në Kuvend” tha Çeku.

Ai shtoi se reciprociteti nuk duhet të shihet si pengesë. Madje pyeti se si mund t’i pengojë dikujt mbishkrimi Republika e Kosovës.

“Si është e mundur që reciprocitetin ta quani poengesë, mbishkrimi në maunat që vijnë nga Serbia serbisë shkruan Reoublika e Kosovës, e cila nuk duhet t’i pengojnë qeverisë së Kosovës?” deklaroi Çeku.

Ai tha se heqja e recoiprocitet paraqet dëme të pariparueshme për shtetin e Kosovës. /Gazeta Sinajli/