image Çekia regjistroi 168 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që nga prilli

Rajon

Çekia regjistroi 168 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që nga prilli

news image

Republika Çeke regjistroi 168 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e larta që nga 11 prilli sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Të premten në mëngjes, filluan testimet në një minierë në rajonin Karvina në kufirin me Poloninë.

Ky është rajoni më i prekur në Republikën Çeke, me rreth 90 raste të konfirmuara me koronavirus për 100 000 mijë banorë.

Deri tani, Republika Çeke ka regjistruar 11 038 raste me koronavirus dhe 349 viktima. /Gazeta Sinjali/