Në sfondin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë, qeveria çeke njoftoi se do të anulojë marrëveshjet që datojnë nga epoka sovjetike që i lejonin Rusisë të përdorte tokën dhe pronat e paluajtshme në territorin çek falas.
“Qeveria ka anuluar marrëveshjet e epokës komuniste sipas të cilave qeveria ruse përdori dhjetëra parcela toke në Republikën Çeke falas”, tha ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky në një postim në Twitter.
Agjencia çeke e lajmeve CTK sqaroi se vendimi ka të bëjë me 59 parcela toke dhe pasuri të paluajtshme, duke përfshirë ndërtesa pranë ambasadës ruse në Pragë, por jo edhe vetë ambasadës.
Pronat e tjera janë në qytetet Brno dhe Karlovy Vary, një qytet i panjohur nga investitorët rusë derisa filloi lufta në Ukrainë.
Çekosllovakia komuniste kishte bërë këto marrëveshje për t’i dhënë tokë falas BRSS në vitet 1970 dhe 1980. Marrëveshje që nuk u ndryshuan kur u shemb BRSS në 1991 dhe nga të cilat Rusia vazhdoi të përfitonte.