image Çeçeni Kadirov fton Putin të përdorë armët bërthamore, dërgon fëmijët adoleshentë në front
[wp-story id="814678"]

Evropë

Çeçeni Kadirov fton Putin të përdorë armët bërthamore, dërgon fëmijët adoleshentë në front

news image

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov përfaqëson padyshim pjesën më agresive e përkrahësve të Vladimir Putin.

Ditët e kaluara madje, ai kritikoi hapur komandën ushtarake që u tërhoq pa luftuar në Lyman, një nga ngjarjet e shënuara të kundërsulmit ukrainas në lindjen e vendit.

Kadyrov shkoi më tej duke propozuar përdorimin e armëve bërthamore me rreze të kufizuar. Por lufta për Kadyrov po shndërrohet në një betejë personale, aq sa ai ka përfshirë edhe fëmijët e tij adoleshentë.

Behet fjalë për Akhmat, Eli dhe Adam, 16, 15 e 14 vjeç, të cilët shihen në një video të shpërndarë nga vetë” Kadyrov. Në video të rinjtë që ushtrohen intensivisht në një poligon, në armë të ndryshme që përfshijnë kallashnikov, granata dhe anti-tanke.

“Mosha  e vogël nuk pengon stërvitjen e mbrojtësve të Atdheut. Stërvitja e tyre ka filluar shumë kohë më parë, kur ishin shumë të vegjël. Ka ardhur momenti që të tregojnë aftësitë tyre në një betejë të vërtetë. Dhe unë nuk kam si të mos jap pëlqimin tim. Nuk po tallem”, shkruan Kadyrov.

Mëkëmbësi i Putin në Çeçeni ironizoi edhe me vendet perëndimore, pasi sipas tij i kishin vënë më shumë sanksione se Assadit dhe Lukashenkos. Kam kaluar edhe Kim Jong-il, imagjinoni që për të bëhen edhe filma”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/