image Çdo i dyti banor largohet nga Kievi, zyrtarët thonë se ka luftime të ashpra rreth kryeqytetit

Botë

Çdo i dyti banor largohet nga Kievi, zyrtarët thonë se ka luftime të ashpra rreth kryeqytetit

news image

Administrate rajonale e Kievit njofton se ka disa rrugë të rrezikshme përtej kryeqytetit për shkak të luftimeve të ashpra, duke përfshirë autostradën kryesore në perëndim të Zhytomyr dhe qytetin e Makariv.

Raportohet se zonat në veri mbetën ndër më të rrezishmet përtej kryeqytetit, duke përfshirë periferitë e Bucha, Irpin dhe Hostomel si dhe rrethin e Vyshorod më në veri nga kryeqyteti.

“Evakuimi përmes korridoreve humanitare nga Bucha, Irpin, Hostomel dhe Borodianka është planifikuar sot,” tha administrata, pas suksesit të kufizuar në evakuimin e civilëve nga ato zona të mërkurën.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha në televizionin ukrainas se “qëllimi kryesor i rusëve është të kapin Kievin”.

“Detyra e tyre që nga dita e parë e luftës është të rrethojnë Kievin, ta rrethojnë dhe më pas të vazhdojnë të sulmojnë, të rrëzojnë qeverinë”, tha ai.

“Planet e tyre nuk po realizohen, falë djemve tanë që janë tani në Bucha, Vorzel, Irpin, Hostomel, ku po zhvillohen luftime të ashpra. Djemtë tanë po prishin të gjitha planet për të rrethuar Kievin,” tha Klitschko.

Ai diskutoi gjithashtu për refugjatët që largohen nga kryeqyteti.

“Çdo i dyti banor i Kievit është larguar nga qyteti, tani ka pak më pak se dy milionë banorë në Kiev,” tha ai, duke shtuar, “tani Kievi është bërë një kështjellë, çdo rrugë dhe çdo ndërtesë.”

/GazetaSinjali/