image Cavani arrin marrëveshje me klubin e madh spanjoll

Futboll

Sport/ Cavani arrin marrëveshje me klubin e madh spanjoll

news image

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani karrierën futbollistike do ta vazhdojë në kampionatin spanjoll La Liga.

Cavani veçse ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me skuadrën franceze Paris Saint Germain, ku edhe pritet të largohet. Ky klub nuk i ka ofruar kontratë të re dhe ai tanimë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Atletico Madridit.

32-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Madridin, pasi ishte dëshira e madhe e Diego Simeone./Gazeta Sinjali/