image Carl Bildt: Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

Politikë

Carl Bildt: Më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

news image

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një zyrtar policor.

Ai në platformën “X” ka shkruar se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mirëpo “çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë është dashur të zgjidhet shumë më herët”.

Bildt shtoi se duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

“E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt. 

/GazetaSinjali/