Rep-artisti shumë i përfolur shqiptar Capital T, është duke punuar për albumin e ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
“Vikendi… Albumi duke u punuar”, ka shkruar ai ndër të tjera në mbishkrimin e imazheve.
Capital T nuk ka bërë të ditura detajet e tjera rreth këtij albumi dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun.
Kujtojmë se “Hala” është projekti i fundit muzikor i artistit në bashkëpunim me Majk. Kënga është publikuar më 6 nëntor dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/