Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, ka ofruar strehim për të gjithë personat e prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri.
Artisti këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Intsagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“KONTAKTONI në +383 45 505 399 / Zoti na ndihmofte ne keto kohe te veshtira per te gjithe ne ???????????? #prayforalbania“, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.
Kujtojmë se deri më tani sipas raportimeve të mediave të Shqipërisë ka shkuar në 21 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, në orën 04:00 të mëngjesit./Gazeta Sinjali/