image Capital T: Kosovë të dua për krejt çka ke ba për nanën Shqipëri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Capital T: Kosovë të dua për krejt çka ke ba për nanën Shqipëri

news image

Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, ka vendosur që të tregojë se sa krenar është për mobilizimin që shqiptarët nga Kosova kanë bërë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Këtë artisti e ka bërë përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Ditë të mira po vijnë… Jom super krenar me çka kem arrite për këto ditë pune, Kosovë të dua për krejt çka ke ba për nanën Shqipni”, ka shkruar ai ndër të tjera, duke treguar se depot në Shqipëri janë të mbushura  me ndihma.

Më tutje, rep-artisti i ka këshilluar ndjekësit që duhet të fokusohen në personat e strehuar në Kosovë, për tu siguruar gjërat që ata kanë nevojë.

Shfrytëzoj rastin mi falënderua ata që kanë bashkëpunua me mua krejt këtë kohë, e i janë përgjigj thirrjes tem, si grupi i ngushtë në Kosovë, po edhe 2-3 grupe me studentë në Shqipëri që ishin ditë e natë në dispozicion me kontribu kudo që kishte nevojë”, ka përfunduar shkrimin artisti.

https://www.instagram.com/p/B5fgR04hV0L/

Kujtojmë që Capital T që nga e marta e 26 nëntorit, u ka dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën atë ditë shtetin e Shqipërisë, e si pasojë u shënuan 51 viktima./Gazeta Sinjali/