Një përleshje me armë mes pronarëve të hoteleve në Velipojë rezultoi me katër të vrarë.
Në mesin e tyre ishte edhe 20-vjeçari Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën qysh në ditën e parë të punës si kamarier në hotelin e Gocajve.
Jetimit 20-vjeçar iu gjetën vetëm 30 lekë në xhep.
Familja e të ndjerit ka deklaruar se nuk kanë të ardhura të mbulojnë shpenzimet e varrimit.
Me këtë rast gatishmëri për t’i mbuluar shpenzimet e varrimit ka shprehur reperi nga Kosova, Capital-T.
“Unë jam i gatshëm t’i kryej të gjitha ritualet, nëse ka nevojë. Veç t’më shkruaj dikush nga familja në DM (mesazh privat)”, komentoi ai në një postim ku kërkohej ndihmë për familjen e 20-vjeçarit./Gazeta Sinjali/