image Çanak: A do t’i dorëzohet Kosovës Radojiçiq apo do të mbesim pengje të tij si dikur të Mlladiqit e Karaxhiqit

Politikë

Çanak: A do t’i dorëzohet Kosovës Radojiçiq apo do të mbesim pengje të tij si dikur të Mlladiqit e Karaxhiqit

news image

Politikani serb, Nenad Çanak, ka shtruar pyetjen nëse tash, pasi terroristi Milan Radojiçiq pranoi se kishte qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, Serbia do t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës.

“Unë kam një pyetje: A do t’ua dorëzojë tani shteti i Serbisë Milan Radoiçiqin autoriteteve të Kosovës për hetim dhe gjykim për vrasjen e një polici (dhe krime të tjera, për të mos thënë) apo do të jemi tani pengje të M.R. siç ishim pengje të atyre Karaxhiqit dhe Mlladiqit të mjerë për vite me radhë?”, shkroi ai.

Terroristi Radojiçiq ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të së dielës kundër Policisë së Kosovës dhe se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike, ka thënë avokati i tij Goran Petronijeviq, i cili sot lexoi letrën.

Përmes përfaqësuesit të tij, Radoiçiq ka thënë se së bashku me “bashkatdhetarët e tij në veri të Kosovës, ka ardhur në veri të Kosovës më 24 shtator në zonën e fshatit Banjskë”.

/GazetaSinjali/