image Can ka vendosur të nënshkruaj kontratë me skuadrën nga Bundesliga

Futboll

Sport/ Can ka vendosur të nënshkruaj kontratë me skuadrën nga Bundesliga

news image

Futbollisti i njohur gjerman, Emre Can do të nënshkruajë kontartë me skuadrën e Borussia Dortmundit.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Juventusi dhe Dormtundi kanë arritur një marrëveshje për të transferuar lojtarin me mundësi blerjeje më vonë.

Borussia Dortmund raportohet të ketë ofruar deri në 22 milionë euro për Can, shumë kjo që po cilësohet e ulët nga skuadra e Juventusit.

Gjermanët tashmë kanë arritur marrëveshje personale me Can, të cilit i kanë ofruar kontratë katër vjeçare./Gazeta Sinjali/